LAJMI I FUNDIT:

Viti i ri nis me një lajm të madh për Kosovën, Hekuran Kryeziu kalon lëndimin dhe fillon stërvitjet me Zurichun

Viti i ri nis me një lajm të madh për Kosovën, Hekuran Kryeziu kalon lëndimin dhe fillon stërvitjet me Zurichun

Sapo jemi futur në vitin 2020 dhe Kosova ka marrë lajmin më të mirë.

Njëri nga mesfushorët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu është shëruar plotësisht nga lëndimi.


Gjilanasi ka qëndruar tetë muaj jashtë fushave të blerta, pas këputjes së ligamentit.

Por lëndimi tanimë është harruar nga numri gjashtë i Kosovës, i cili i është bashkuar grupit në stërvitje.

Kryeziu prej kohesh po stërvitej i diferencuar, mirëpo tani në fillim të vitit i është bashkuar grupit.

Rikthimi i mesfushorit kosovar nga lëndimi është një lajm i madh për dy trajnerët Ludovic Magnin të Zurichut dhe Bernard Challandes të Kosovës.

Kujtojmë që 26-vjeçari ka qenë prej vitesh njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës dhe është njëri nga kapitenët e ekipit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori