LAJMI I FUNDIT:

Vinicius: Messi i jashtëzakonshëm, por nuk kemi frikë nga ai

Vinicius: Messi i jashtëzakonshëm, por nuk kemi frikë nga ai
Vinicius Junior (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e parë në gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Real Madridit në Kupën e Mbretit përfundoi me rezultat 1-1 dhe të mërkurën në Santiago Bernabeu do të zhvillohet ndeshja e dytë.

Ylli i Real Madridit, Vinicius, është gati për këtë ndeshje dhe të përballet me Lionel Messin, i cili në fundjavë bëri het-trik ndaj Sevillas në fitoren e Barçës me rezultat 4-2.


“Kemi shumë dëshirë dhe dua të luaj në Clasico, të gjithë lojtarët duan të luajnë në ndeshje të tilla”.

Vinicius Junior gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Deportivo Alaves (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Tifozët duhet të na ndihmojnë, por nëse luajmë si në Camp Nou, atëherë mund të fitojmë ndeshjen. Jemi gati për gjithçka dhe Messi është lojtar i jashtëzakonshëm, ai bën gjëra që askush tjetër nuk i bën”.

“Të gjithë mezi po presin ndeshjen dhe ne nuk kemi frikë nga Messi pavarësisht asaj që ai është lojtar i madh, sepse ne kemi më të mirët në botë”.

Benzema: Tani jam lider, më parë ndihmoja Ronaldon të shënonte gola
Lexo po ashtu Benzema: Tani jam lider, më parë ndihmoja Ronaldon të shënonte gola

“Ka diçka që gjithmonë më mungon, si goli, por ka edhe disa gjëra që po i bëjë mirë. Për mua, gjëja më e rëndësishme është skuadra të fitojë”, ka shtuar Vinivius për formën e tij.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë me atë Real Betis-Valencia. /Telegrafi/