LAJMI I FUNDIT:

Vidal si Ibrahimovic dikur: Klubi ku luan ai, e fiton titullin

Vidal si Ibrahimovic dikur: Klubi ku luan ai, e fiton titullin
(Foto: Instagram/kingarturo23oficial)

Klubet e kanë gjetur formulën për ta fituar titullin kampional – thjesht duhet ta transferojnë Arturo Vidalin. Mesfushori i Interit ka fituar nëntë tituj në dhjetë sezonet e fundit me të gjithë klubet ku ka luajtur.

Kiliani iu bashkua Juventusit në vitin 2011 dhe që atëherë në katër sezone radhazi u shpall kampion i Serie A derisa u largua nga Bianconerët në fund të sezonit 2014/2015.


Asokohe iu bashkua Bayern Munichut për të vazhduar me tre tituj të tjerë në Bundesliga deri kur u largua në fund të edicionit 2017/2018.

(Foto: Instagram/kingarturo23oficial)

Sezonin e ardhshëm (2018/2019) luajti te Barcelona, klub me të cilin e fitoi titullin e La Ligas.

Ai ishte pjesë e Blaugranëve edhe në edicionin 2019/2020, porse ky ishte sezoni i vetëm pa titull brenda një dekade (pasi titullin e fitoi Real Madridi).

Juventusi është klubi i parë që e uron Interin pasi e fitoi titullin e Serie A
Lexo po ashtu Juventusi është klubi i parë që e uron Interin pasi e fitoi titullin e Serie A

Në fillim të sezonit aktual, Vidal iu bashkua Interit dhe sërish u shpall kampion i Italisë me Nerazzurrët.

(Foto: The Sun)

Dikur një rekord të ngjashëm kishte edhe Zlatan Ibrahimovic që filloi me dy tituj në Eredivisie (2001/2002 dhe 2003/04) me Ajaxin, për të vazhduar me dy të tjerë me Juventusin në Serie A (2004/2005 dhe 2005/2006, që iu morën si pasojë e skandalit Calciopoli).

Sulmuesi legjendar iu bashkua më pas Interit duke i fituar tre tituj të tjerë në Itali (2006/2007, 2007/2008 dhe 2008/2009) dhe për një sezon (2009/2010) ishte te Barcelona ku e fitoi La Ligan.

Rikthimi në Serie A, këtë herë të Milani (2010/2011) i solli një tjetër titull kampional, derisa në sezonin pasues iu ndërpre rekordi i titujve me Rossonerët.

(Foto: AC Milan Offside)

Nga Italia, Ibra shkoi te Paris Saint-Germaini në Francë, ku vazhdoi me katër tituj të tjerë radhazi të Ligue 1 (2012/2013, 2013/2014, 2014/2015 dhe 2015/2016).

Rrjedha e fitimit të titujve kampionalë u ndërpre kur u transferua te Manchester Unitedi në vitin 2016 (megjithëse e fitoi Kupën EFL, Community Shield dhe Ligën e Evropës) dhe pastaj te LA Galaxy në Amerikë, ndërsa u rikthye këtë sezon te Milani për të shkëlqyer edhe në moshën 39 vjeçare, megjithëse Rossonerët nuk arritën të shpalleshin kampionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori