LAJMI I FUNDIT:

Vetëm Lewa dhe Messi kanë shënuar më shumë gola se Immobile në ligë që nga sezoni 2016/2017

Vetëm Lewa dhe Messi kanë shënuar më shumë gola se Immobile në ligë që nga sezoni 2016/2017
(Foto: Corriere Roma)

Vetëm Robert Lewandowski dhe Lionel Messi kanë shënuar më së shumti gola kampionalë sesa sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, që nga sezoni 2016/2017.

Italiani realizoi het-trik në fitoren prej 4-1 ndaj Genoas të dielën dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në Serie A me 24 gola në 27 paraqitje.


32-vjeçari ka realizuar 147 gola në ligë që nga sezoni 2016/2017, ndërsa vetëm Lewandowski dhe Messi kanë statistikë më të mirë në këtë periudhë.

(Fotomontazh: Corriere della Sera)

Superylli argjentinas ka shënuar 165 gola (162 në La Liga me Barcelonën dhe vetëm tre në Ligue 1 me PSG-në), derisa sulmuesi polak e ka gjetur 188 herë rrjetën në Bundesliga me Bayern Munichun në këtë periudhë.

Immobile ka shënuar po aq gola sa Ronaldo që nga viti 2016, vetëm Lewandowski dhe Messi kanë shënuar më shumë
Lexo po ashtu Immobile ka shënuar po aq gola sa Ronaldo që nga viti 2016, vetëm Lewandowski dhe Messi kanë shënuar më shumë

Immobile është po ashtu pranë për t’u përfshirë në listën e 10 golashënuesve më të mirë në Serie A, ku i ka realizuar 179 gola, vetëm katër më pak se Gabriel Batistuta (i 12-ti në listë) dhe nëntë më pak se Alberto Gilardino, Giuseppe Signori e Alessandro Del Piero. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori