Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, pak ditë më parë është kthyer në Shqipëri pas dy vitesh qëndrimi në Zelandën e Re.

Ndërsa këto ditë, ajo ka vizituar edhe qytetin e saj të lindjes, Prishtinën.


Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi të reja, të realizuara në kryeqytet.

vesaluma 221366735 2634127113558893 6626909913264188665 n

E veshur me një fustan ngjyrë rozë dhe veror, Vesa Luma është dukur mjaft bukur dhe tërheqëse, teksa ka shijuar shëtitjet në vendin e saj.

“Mirëmbrëma Prishtinë - a ju ka marr malli për Diasporë”, ka shkruar me shaka artistja në mbishkrimin e imazheve.

vesaluma 220763446 836088240626551 2138366795965636617 n 1

Ajo i është referuar vetes tashmë si pjesë e diasporës, meqë është shpërngulur prej vitesh në shtetin e largët për të jetuar bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Për sa i përket muzikës, Luma vazhdon të mos jetë shumë aktive në prurjet e reja, duke qenë më shumë përqendruar më shumë në jetën e saj private. /Telegrafi/

vesaluma 210479309 209308084393598 115876463936039683 n