LAJMI I FUNDIT:

“Vendime të mëdha po merren në këtë korrik” (Video)

“Vendime të mëdha po merren në këtë korrik” (Video)

Kanë mbetur edhe disa ditë që të nis rrugëtimin festivali “BeerFest Kosova”.

Festivali më i madh i birrës në Kosovë do të do të mbahet më 26 korrik deri më 30 korrik në Prishtinë tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë.

Duke parë që së fundi klima politike është nxehtë së tepërmi shtoi faktit edhe temperaturat e larta, organizatorët kanë menduar që përmes festivalit të ulin tensionet mes rivalëve kryesor politikë, transmeton Telegrafi.


“Kush tha që planet nuk organizohen në Whattsapp”, titullohet fushata që kanë filluar organizatorët e festivalit teksa përfshin në një bisedë imagjinare Rambo, Bini, Isa, Kadria, Bexha dhe Fatki duke ju referuar pesë krerëve të partive kryesore politike shqiptare.

Ata bëjnë plane rreth pjesëmarrjes në festivalin më të madh, ku nuk mungojnë edhe ironitë e ëmbla mes protagonistëve.

Theksojmë se si festival i birrës, kjo ngjarje është e hapur vetëm për personat e moshës mbi 18 vjet, dhe për tu futur në hapësirat e festivalit do të nevojitet letërnjoftimi.

Beerfest Kosova edhe këtë herë, ashtu si çdo vit tjetër, do të ofrojë hapësirë për argëtim gjithë përfshirës për të gjithë ata të cilët do të jenë të pranishëm ndërsa do të bëhet në bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Magazina
Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Magazina

"Mbretëresha e Ligës së Kampionëve" - The Sun shkruan për moderatoren shqiptare, Eva Murati

Magazina
Publikohet

Publikohet "Ma Bella" nga Dafina Zeqiri, GIMS dhe Accaoui

Magazina
Kalo në kategori