LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i 7 i “Beerfest Kosova” vjen më atraktiv dhe më impozant se kurdoherë!

Edicioni i 7 i “Beerfest Kosova” vjen më atraktiv dhe më impozant se kurdoherë!

MODUS shpk, organizator i ‘BeerFest Kosova’ njofton se festivali i parë dhe më i madh i birres në Kosovë, do ta mbajë edicionin e 7 të tij prej 26 deri më 30 korrik, në qendër të kryeqytetit (Prishtinë) tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë.

“Në 7 vjetorin e BeerfestKosova, në lokacionin e ri, e gjithë hapësira do të transformohet me krijimin e shtandeve impozante dhe vizualisht të mrekullueshme të kompanive prezentë. Skenë gjigante të kompletuar me zërim të përmasave të festivaleve të mëdha, të mbushur me efekte speciale vizuele dhe program artistik shumë të larmishëm dhe të pasur për të gjitha shijet” tha Leart Zeqa, drejtor organizativ.

“Do të jenë prezente birrat më të njohura dhe më të dëshirueshme për vizitorët e Beerfest Kosova nga të cilat edhe 4 birra vendore dhe të gjitha këto do të jenë në dispozicion për adhuruesit e birrës me çmime promovuese. Nuk do të mungojnë edhe ushqimi e pijet jo-alkoolike si dhe lojrat argëtuese e shpërblyese”, përfundoi Zeqa.

 Organizatorët njoftuan se edhe sivjet, sikurse në edicionin e kaluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës janë koordinuar që për të gjithë qytetarët të ju ofrohet një festë shumë mirë e organizuar dhe gjithë përfshirëse.

Si ngjarja që mbledh numrin më të madh të vizitoreve në Kosovë, Beerfest Kosova tashmë është festivali më i njohur argëtues dhe promocional dhe rrjedhimisht edhe ngjarja më atraktive në vend.

Si festival i birrës, kjo ngjarje është e hapur vetëm për personat e moshës mbi 18 vjet, dhe për tu futur në hapësirat e festivalit do të nevojitet letërnjoftimi.

Beerfest Kosova edhe këtë herë, ashtu si çdo vit tjetër, do të ofrojë hapësirë për argëtim gjithë përfshirës për të gjithë ata të cilët do të jenë të pranishëm.

Edicioni i 7 i Beerfest Kosova bëhet në bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës.

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori