eksperti ad

Frosina ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull "T'fala", një këngë e ndjerë që i kushtohet dashurisë së humbur dhe dhimbjes.

Me vargje emocionale dhe një interpretim plot ndjenjë, artistja sjell një histori që pritet të prekë publikun.


Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip veror, i realizuar në bregdet gjatë perëndimit të diellit.

Pamjet romantike dhe atmosfera e qetë i japin edhe më shumë peshë mesazhit të këngës, duke krijuar një kombinim të bukur mes muzikës dhe natyrës.

Në videoklip, Frosina shfaqet e veshur me një fustan të gjatë veror, që përshtatet me atmosferën e projektit.

Me "T'fala", ajo vjen me një rrëfim për dashurinë, mungesën dhe kujtimet që mbeten. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com