Charli XCX – artistja që ndryshoi rrjedhën e muzikës moderne pop

Charli XCX, e lindur si Charlotte Emma Aitchison më 2 gusht 1992 në Cambridge të Anglisë, është një këngëtare, kantautore dhe producente britanike, e cila gjatë më shumë se një dekade karrierë është shndërruar në një nga figurat më me ndikim të muzikës bashkëkohore pop.
Ajo nisi të krijojë muzikë që në adoleshencë dhe fitoi vëmendje fillimisht përmes skenës 'underground' dhe publikimeve në 'MySpace'.
Suksesi i saj ndërkombëtar erdhi me këngën “I Love It” të grupit Icona Pop, të cilën e shkroi dhe e interpretoi në versionin demo si dhe me hitin “Fancy” në bashkëpunim me Iggy Azalea.

Më pas u bë e njohur edhe me këngën e saj “Boom Clap”.Përveç karrierës si artiste solo, Charli XCX është vlerësuar edhe si një nga kantautoret më të rëndësishme të industrisë së pop-it, duke shkruar këngë për emra të njohur si Selena Gomez, Shawn Mendes dhe Camila Cabello.
Me albumet “Charli” (2019) dhe “How I’m Feeling Now” (2020) u dallua për qasjen eksperimentale dhe për guximin për të shtyrë kufijtë e zhanrit pop.
- YouTube www.youtube.com
Kulmin e suksesit e arriti me albumin “Brat” (2024), i cili u kthye në një fenomen global dhe krijoi trendin e njohur si “Brat Summer”.
Në vitet e fundit, Charli XCX ka vazhduar të eksplorojë drejtime të reja artistike, përfshirë krijimin e kolonës zanore për filmin “Wuthering Heights” dhe albumin “Music, Fashion, Film”, duke dëshmuar se mbetet një artiste që vazhdimisht ndryshon dhe ndikon në të ardhmen e muzikës pop. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































