LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i futbollistes Florijana Ismaili, me pak shpresa: Dyshojmë së është në fund të liqenit

Vëllai i futbollistes Florijana Ismaili, me pak shpresa: Dyshojmë së është në fund të liqenit

Edhe të hënë nuk është gjetur futbollistja shqiptare e Zvicrës, Florijana Ismaili edhe pse po kërkohet me të gjitha forcat.  Të afërmit e të zhdukurës janë gjithnjë e më të dëshpëruar.

Shpresa po pakësohet me çdo orë që kalon, edhe pse ekipet e shpëtimit ende janë në kërkim në Liqenin e Como për Florijana Ismailin.


Që prej të shtunës, futbollistja, i cili është nën kontratë me Young Boys ka humbur.

Kush është Florijana Ismaili, futbollistja e vetme shqiptare që e përfaqëson Zvicrën
Lexo po ashtu Kush është Florijana Ismaili, futbollistja e vetme shqiptare që e përfaqëson Zvicrën

Së bashku me një shoqe, Ismaili ishte në një barkë me motor mbi liqe, kur u hodh në ujë të ftohtë, dhe që atëherë 24-vjeçarja nuk është rishfaqur.

Që atëherë, çdo gjurmë e saj mungon. Në pikën ku Ismaili u hodh, liqeni ka thellësi deri në 200 metra.

Vendi ku po bëhen kërkimet

Edhe një robot zhytës është angazhuar për të ndihmuar në pjesën e poshtme të liqenit në këtë thellësi. Një ekip specialistësh po ashtu kanë ardhur nga Milano.

Moti mund t’i ndërpresë kërkimin

Në Como kanë arritur edhe familjarët e lojtares së zhdukur. Dëshpërimi i tyre është i madh pas gjithë këtyre orëve.

“Ne ende nuk dimë asgjë. Jemi duke pritur për informacion, por ne dyshojmë se Florijana gjendet në fund të liqenit”, ka thënë për Blick vëllai i futbollistes.

Nëse është e nevojshme, forcat do të vazhdojnë të kërkojnë Ismailin për javë të tëra.

Ata mund të detyrohen t’i ndërpresin kërkimet shkaku i motit.

Stuhi dhe erërat e forta priten në Liqenin e Comos. Pritja mund të zgjasë edhe më gjatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori