Shpronësimi në Shipitullë, Thaçi intervistohet në Prokurorinë Speciale: Ma përgatitën rivalët politik, i bëj thirrje prokurorisë ta hetojë deri në fund


Kryetari i Komunës së Obiliqit, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale.
Thaçi në një deklaratë për gazetarë pas përfundimit të intervistimit tha se për çdo çështje që di do t’i përgjigjet prokurorit.
“...“Kurrë asnjëherë nuk do të shantazhohem, e as nuk do të kërcënohem. Kjo është një temë e përgatitur moti prej rivalëve të mi politik që gjoja më kanë përfshirë në rastin e shpronësimeve në fshatin Shipitullë. Jam shumë i kënaqur që prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje dhe i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë deri në fund këtë çështje. Unë i kam bërë thirrje edhe nga Kuvendi që të hetohet çdo keqpërdorim i mundshëm në ato pjesë”, tha ai.

Tutje, kryetari i komunës së Obiliqit tha se do të vazhdojë t’i vë në pah problemet e qytetarëve dhe sipas tij, banorët e fshatit Shipitull dhe Hadë janë të diskriminuar dhe anashkaluar.
“Gjendja e tyre për jetë është e pamundur atje...”, tha ai.
I pyetur se në çfarë cilësie është ftuar në prokurori, ai tha “si dëshmitar ata natyrisht që më pyetën për çdo gjë. Dhe për çkado që di do t’i përgjigjem prokurorisë”. /Telegrafi/




































