ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Rreth 80 persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit, pasi kanë shfaqur simptoma të diarresë dhe vjelljes.

Policia e Ferizajt në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se rastet janë evidentuar gjatë periudhës nga 13 deri më 15 korrik 2026.


“Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data 13.07.2026 deri më 15.07.2026, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), i cili është duke e trajtuar rastin.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri në këtë moment nuk ka pranuar raportim për këtë çështje.

Rasti është duke u trajtuar nga institucionet shëndetësore, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me shkaqet e simptomave dhe rezultatet e verifikimeve. /Telegrafi/