Vendasit nuk e kanë të sigurt ekzistencën dhe synojnë tri pikët e para në pranverë për të vazhduar më të qetë kampionatin, ndërsa mysafirët synojnë fitore për të vazhduar ëndrrën për titull të kampionit, transmeton Telegrafi.

Mesfushori i Drenicës, Hysen Tahiri, i cili u rikthye në klub pikërisht nga Hajvalia ka deklaruar se e respektojnë kundërshtarin, por në fushë do ta mundin atë.


“Ne jemi përgatitur mjaftë mirë gjatë këtij pushimi, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Ushtrimet kanë shkuar në mënyrën më të mirë dhe jemi të gatshëm për kampionat”.

“Ndeshja me Hajvalinë nuk do të jetë aspak e lehtë për ne, por synimi ynë është që t’i fitojmë pikët e plota. Respekt për Hajvalinë por tri pikët do të mbesin në Skenderaj”, tha Hysi për Telegrafin.

Vendasit kërkojnë fitore por për ta arritur një gjë të tillë duhet ta mposhtin njërin nga gardianët më të mirë që ka kampionati ynë në vitet e fundit, e ai është Ilir Avdyli.

Numri një i Hajvalisë nuk e ka ndërmend të mposhtet nga ‘kuqezinjtë’, dhe ka treguar për Telegrafin, qëllimin e ekipit të tij që t’i fitoj tri pikët për të vazhduar drejt titullit kampionë.

“Drenica ka një ekip shumë të mirë, dhe luajnë mjaftë mirë sidomos në shtëpinë e tyre. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, por udhëtojmë që të marrim pikët e plota, pasi duhet të fitojmë edhe si mysafirë për ta marrë titullin”, tha Avdyli duke folur edhe për trajnerin Munishi.

“Tani kemi një trajner kampionë në radhët tona si Ismet Munishi dhe natyrisht që edhe ambiciet na janë rritur. Me Munishin në stol dhe me përforcimet e ardhura gjatë këtij afati kalimtar ne ia mësyjmë titullit”, deklaroi anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Avdyli.

Ndeshja mes Drenicës dhe Hajvalisë është e vetmja që zhvillohet ditën e shtunë dhe do t’ia fillojë nga ora 13:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app