Raphael Varane ka thënë se gjithmonë dëshiron që ta ketë Kyliab Mbappen në skuadër, derisa thashethemet rriten se sulmuesi mund të kalojë te Real Madridi.

Ylli i Paris Saint-Germian ishte lidhur me një kalim te Los Bnalcos gjatë kësaj vere që shkoi, ndërsa kishte shprehur dëshirën për një aventurë të re.

“Gjithmonë e dua Mbappen në skuadrën time”, ka thënë Varane për El Transistor.

Varane: Thashethemet për Neymarin na shpërqendruan në këtë fillim sezon Varane: Thashethemet për Neymarin na shpërqendruan në këtë fillim sezon

“Nëse do më pyeste një ditë, do t’i thosha vetëm gjëra të mira për Real Madridin”, ka shtuar mbrojtësi i Los Blancos.

Mbappe ka hasur në vështirësi qysh në fillim të sezonit shkaku i lëndimit te PSG, mirëpo tani është afër të rikthehet nga lëndimi. /Telegrafi/