LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Bryant hedh në gjyq kompaninë e helikopterit ku humbën jetën bashkëshorti i saj, Kobe dhe vajza Gianna

Vanessa Bryant hedh në gjyq kompaninë e helikopterit ku humbën jetën bashkëshorti i saj, Kobe dhe vajza Gianna
Vanessa Bryant (Foto: YouTube)

Më 26 janar të këtij viti, legjenda e NBA, Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna bashkë me shtatë persona të tjerë humbën jetën tragjikisht në një aksident me helikopter.

Në bazë të raportimeve, helikopteri i tyre qëndroi për disa minuta në mjegull, duke u rrëzuar më pas në Los Angeles.


Vdekja e papritur e Kobe dhe vajzës së tij tronditi mbarë botën, teksa bashkëshortja e Kobe, Vanessa Bryant ka vendosur të merret me çështjen.

Vanessa Bryant (Foto: YouTube)

E njëjta bëhet e ditur se ka hedhur në gjyq kompaninë e helikopterit ku fluturonte Kobe dhe e bija e tij.

Në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, ajo ka dërguar një padi prej 72 faqesh, ku akuzon kompaninë “Islan Express” për neglizhencë.

Vanessa pretendon të marrë një dëmshpërblim prej kompanisë dhe kjo e fundit të ndëshkohet ekonomikisht.

Ajo është shprehur se piloti po i jepte helikopterit me shpejtësi 180km/h në kushte të pafavorshme të motit dhe ka akuzuar kompaninë se nuk duhet ta kishte lejuar ngritjen e helikopterit.

Kobe Bryant dhe Vanessa Bryant (Foto: Getty Images/Guliver)

Kjo padi është regjistruar vetëm pak orë para se njerëzit të mblidheshin për të mbajtur homazhe në “Staples Center” në Los Angeles.

Ndërkohë, gruaja e tij, Vanessa, miqtë e ngushtë Michael Jordan dhe Jimmy Kimmel prekën të gjithë me fjalimet emocionale të tyre.

Gjithçka çfarë ndodhi në ceremoninë përkujtimore të Kobe dhe vajzës së tij, Gianna - nga fjalimi emocional i Vanessa Bryant e deri te interpretimi emocional i Alicia Keys
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ndodhi në ceremoninë përkujtimore të Kobe dhe vajzës së tij, Gianna - nga fjalimi emocional i Vanessa Bryant e deri te interpretimi emocional i Alicia Keys

Në ceremoninë përkujtimore të Kobe dhe Gianna nuk duhet humbuar as performancat e Beyonce, Alicia Keys dhe Christina Aguilera. /Telegrafi/

Ceremonia përkujtimore e Kobe Bryant (Foto: ETIENNE LAURENT/EPA-EFE/Shutterstock)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori