LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka çfarë ndodhi në ceremoninë përkujtimore të Kobe dhe vajzës së tij, Gianna – nga fjalimi emocional i Vanessa Bryant e deri te interpretimi emocional i Alicia Keys

Gjithçka çfarë ndodhi në ceremoninë përkujtimore të Kobe dhe vajzës së tij, Gianna – nga fjalimi emocional i Vanessa Bryant e deri te interpretimi emocional i Alicia Keys

Në fillim të këtij viti, legjenda e basketbollit Kobe Bryant (41-vjeçar) dhe vajza e tij, Gianna (13-vjeçare) “Gigi Bryant”, ndërruan jetë tragjikisht në një përplasje helikopteri në Kaliforni.

Shtatë persona të tjerë, përfshirë edhe pilotin, kishin vdekur bashkë me ta gjithashtu.


Më 24 shkurt, të gjithë ishin mbledhur për të kujtuar ‘Jetën e Kobe dhe Gianna Bryant’ në një ceremoni përkujtimore në Staples Center, Los Angeles, ‘shtëpinë që e kishte ndërtuar Kobe’.

Ceremonia e yllit të NBA përfshinte fjalime të shumta që nga gruaja e tij, Vanessa, miqtë e po ashtu edhe kolegët e tij, Michael Jordan dhe Shaquille O’Neal.

Beyonce ka bërë një surprizë gjersa filloi interpretimin me këngën e preferuar të Kobe “XO” e më pas “Halo”. Christina Aguilera në anën tjetër performoi “Ave Maria” në gjuhë italiane, për të mos harruar as performancën e mahnitshme të Alicia Keys në Piano.

Beyonce nisi ceremoninë përkujtimore me “XO” dhe “Halo”

Mbretëresha e muzikës, Beyonce, e ka nderuar Black Mamba duke kënduar për fansat dhe më të dashurit e tij. “Jam këtu sepse e dua Kove dhe kjo është një prej projekteve të tij të preferuara”, ka thënë këngëtarja.

“Kështu, unë dua të filloj me këtë dhe dëshiroj të këndojmë së bashku dhe unë dua që të këndoni me zë të lartë të ju dëgjoj dashurinë tuaj’.

Pas përfundimit të këtyre këngëve, Beyonce ndau një shikim mbresëlënës me bashkëshorten e Kobe, Vanessan, e cila ishte në publik.

Jimmy Kimmel me dedikim emocional për Kobe dhe Gianna

Prezantuesi Jimmy Kimmel ishte po ashtu prezent në ceremoninë përkujtimore të legjendës së basketbollit, i cili ndër tjerash ia dedikoi edhe një episod special në emisionin e tij “Jimmy Kimmel Live”.

“Kudo që shkoni, ju e shihni fytyrën e tij, fytyrën e Gigit dhe numrin e Gigit”, tha Kimmel derisa nuk i ndalte lotët. “Ai nuk ishte vetëm një basketbollist, por ishte një artist gjithashtu”, tha ai.

Vanessa Bryant i tregoi botës më shumë për vajzën e saj, Gianna

Vanessa erdhi me një kujtim të veçantë për bashkëshortin e saj, Kobe dhe vajzën Gianna.

Jashtë familjes së saj, Gianna Bryant tashmë po ndryshonte botën për vajzat që e duan basketbollin. Brenda familjes së saj, Vanessa Bryant kujton një vajzë të ndjeshme, të ëmbël të babait.
“Ajo gjithmonë e mbante familjen tonë bashkë”, tha Bryant. “Ajo i donte traditat e familjes. Natën kur shikonim filma apo luanim ishin shumë të rëndësishme për të”. “Ajo ishte një studente e mrekullueshme dhe një vajzë shumë e mirë”. “Ne e donim njëra-tjetrën shumë”, tha Bryant duke qajtur. “Më mungon shumë”.

Vanessa ndau filmin e shkurtër të dashurisë së saj me Kobe

Vanessa ka filluar të takohet me Kobe kur ishte 17-vjeçe. Ndër vite, ata kishin ulje dhe ngritje në lidhjen e tyre, por që mirëpritën së bashku katër vajza, dhe gjithmonë gjenin një mënyrë të bëheshin romantikë.

“Ai më dhuroi fletoren që kam aktualisht dhe fustanin blu që Rachel McAdams kishte veshur në filmin The Notebook”, tha ajo. “Kur e pyeta pse zgjodhi fustanin blu, ai tha se ishte skena kur Allie kthehet te Noeu. Kishim shpresuar të plakemi së bashku si filmi. Ne vërtet patëm një histori dashurie të mahnitshme”, përfundon fjalimin e saj Vanessa Bryant.

Alicia Keys performoi “Moonlight Sonata”, të cilën Kobe e mësoi ta luante me vesh

Alicia Keys e nderoi Bryant gjithashtu në ceremoninë përkujtimore duke luajtur ‘Moonlight Sonata’ në një piano të madhe ngjyrë vjollcë.

Michael Jordan shpërthen në lot në ceremoninë përkujtimore të Kobe Bryant

“Dua të falënderoj Vanessan dhe familjen Bryant për mundësinë që ma dhanë që të mbaj fjalimin për Kobin dhe Giannan”, ka thënë ai.

“Ndoshta disa persona mund të befasohen, por unë dhe Kobe ishim shumë të afërt, ishim vëllezër”.

“Kemi ndarë të gjitha gjërat. Gjithmonë kam dashur të jem vëllai i tij i madh, vëllai më i mirë që ai ka pasur. Kemi shkëmbyer shumë gjëra mes vete, nuk kemi shikuar asgjë mes vete”. “Komunikuam në orë të mëngjesit, madje kur unë apo ai ishim duke fjetur. Nëse ju e doni dikë, duhet të shkoi deri në gjëra ekstreme dhe të bëni gjithçka për të edhe nëse duhet të rrezikoni jetën tuaj. Kobe ishte inspirim për mua”, ka shtuar më tej Jordan.

Christina Aguilera interpreton “Ave Maria” në gjuhën italiane, gjuha e dyte e Kobe Bryant

Ylli i muzikës pop përdori zërin e saj të veçantë për të nderuar basketbollistin e ndjerë duke kënduar në gjuhën e tij të dytë, gjuhën italiane. Bryan ishte rritur në Itali teksa babai i tij luante basketboll atje, dhe ai mori dashurinë dhe kulturën e tij nga jeta e tij që bëri atje. /Telegrafi/

Embedded video

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori