LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal: Messi duhet të jap përgjegjësi pse Barcelona nuk e fiton Ligën e Kampionëve që katër vite

Van Gaal: Messi duhet të jap përgjegjësi pse Barcelona nuk e fiton Ligën e Kampionëve që katër vite
Lionel Messi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

 Ish-trajneri i Barcelonës , Louis van Gaal, e ka cilësuar Lionel Messin si një lojtar ‘shumë individual’ gjatë një interviste me një gazetë spanjolle.

Në një intervistë për El Pais, trajneri holandez ka thënë se 32-vjeçari ia mohoi skuadrës katalunase triumfin në Ligën e Kampionëve, pasi ishte individual.


“E pëlqej Messin si lojtar individual. Ai është lojtari më i mirë individual në botë, pasi statistikat e tij janë të mahnitshme”, ka thënë 67-vjeçari.

Louis Van Gaal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Por, pse ai nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që katër vite? Si kapiten, ju duhet ta pyesni vetën se përse skuadra nuk e fiton titullin e Evropës”.

“Barça ka një skuadër të mrekullueshme. Ju nuk mund të thoni se Ivan Rakitici apo Philippe Coutinho janë të dobët, apo Jordi Alba është i dobët…ata janë lojtarë të shkëlqyer”.

Luis Suarez: Messi është prekur nga komentet kundër tij, ai nuk vendos për formacionin dhe trajnerin
Lexo po ashtu Luis Suarez: Messi është prekur nga komentet kundër tij, ai nuk vendos për formacionin dhe trajnerin

“Mendoj se Messi duhet të mbajë përgjegjësi për atë çfarë ndodhë te Barcelona, jo vetëm trajneri. Lojtarët kanë një pjesë të përgjegjësisë çfarë ndodhë aty”, ka përfunduar Van Gaal.

Katalunasit u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli, dështuan ta fitonin Kupën e Mbretit, pasi u mposhtën në finale nga Valencia, derisa e fituan vetëm La Liga-n. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori