LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk flet për përballjen me Arsenalin

Van Dijk flet për përballjen me Arsenalin

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka treguar se mezi pret përballjen me Arsenalin në Ligën Premier këtë fundjavë.

Të dy skuadrat po luftojnë për titullin e Ligës Premier kundër kampionit në fuqir, Manchester Cityt dhe befasisë së sezonit, Aston Villas.


Van Dijk e di se boshllëqet janë shumë të vogla që ndeshja e së shtunës në mbrëmje të jetë vendimtare, por beson se një rezultat pozitiv do të rritte motivin te ekipi i tij.

“Patjetër që e shtuna është një lojë e madhe. Një lojë shumë e vështirë na pret, Arsenali është në formë shumë të mirë. Natyrisht që do të jetë një e madhe dhe një që mezi po pres”, ka thënë fillimisht Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier
Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier

“Ata janë shumë të mirë, janë një ekip shumë i mirë në çdo aspekt. Mendoj se janë shumë të mirë dhe ne duhet të jemi shumë të mirë edhe në fundjavë për të fituar ndeshjen”.

“Por, më pëlqen të shikoj skuadrën time dhe më pëlqen të shikoj se çfarë mund të sjellim, dhe ne gjithashtu kemi shumë për të bërë dhe mund ta bëjmë shumë të vështirë edhe për ta”.

“Kam respekt të madh për ta. Por unë dua ta fitojmë ndeshjen dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë dhe fuqinë time për ta bërë këtë”, përfundoi kapiteni i Reds. /Telegrafi/