LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Mundemi dhe ia dalim edhe pa Neymarin

Valverde: Mundemi dhe ia dalim edhe pa Neymarin

Ernesto Valverdo është i fundit që ka folur nga Barcelona për largimin e sulmuesit brazilian, Neymar te Paris Saint-Germain.

Neymar vendosi ta lë Barcelonën javën e kaluar për tu transferuar te gjiganti francez për një shifër rekord botëror për transferime prej 222 milionë eurove.


Befason Alves: Neymari më bindi të transferohem te PSG
Lexo po ashtu Befason Alves: Neymari më bindi të transferohem te PSG

Largimi i tij drejt Ligue 1 bëri bujë të madhe, duke bërë që shumë fytyra të njohura të flasin për këtë largim, ku shumica kishin mendim negativ.

Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Valverde mendon se çdo lojtar është i lirë të vendos, dhe nuk e vajton edhe aq largimin e yllit brazilian.

“Messi është i jashtëzakonshëm”
Lexo po ashtu “Messi është i jashtëzakonshëm”

“Çdo lojtar është i lirë të vendos mbi të ardhmen tij duke bërë zgjedhjet e veta, kështu ndodhi edhe me Neymarin”, ka thënë fillimisht Valverde për gazetarët në Barcelona.

“Sigurisht që i urojmë atij shumë suksese edhe pse dëshira jonë ishte që ai të qëndronte mes nesh, gjithsesi çfarë na mbetet dhe duhet të bëjmë tani është që të fokusohemi tek lojtaret që kemi në dispozicion dhe ata që mund te na bashkohen”.

“Kurrsesi nuk duhet të shohim mbrapa, por duhet të shohim me siguri drejt të ardhmes”, përfundoi trajneri spanjoll i Barçës. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori