LAJMI I FUNDIT:

Befason Alves: Neymari më bindi të transferohem te PSG

Befason Alves: Neymari më bindi të transferohem te PSG

Dani Alves ka theksuar se Neymar i tha atij muajin e kaluar që të shkojë në Paris Saint-Germain, ndërsa ai po shqyrtonte lëvizjen e tij në kryeqytetin francez.

Mbrojtësi brazilian, i cili u lirua nga Juventusi pas sezonit të kaluar, ishte shumë i lidhur me Manchester Cityn deri në nënshkrimin me PSG-në, në një lëvizje shokuese më 12 korrik.


Neymar nuk është i vetmi – Dhjetë yjet që veshën fanellën e Barcelonës dhe të PSG-së gjatë karrierës së tyre (Foto)
Lexo po ashtu Neymar nuk është i vetmi – Dhjetë yjet që veshën fanellën e Barcelonës dhe të PSG-së gjatë karrierës së tyre (Foto)

Kjo ishte pesë ditë para se raportet e para thoshin se Neymari po mendonte gjithashtu të bashkohej me PSG-në nga Barcelona, por Alves tha se shokët e tij të ekipit të Brazilit e kishin të ditur më herët se ai po shqyrtonte një lëvizje.

“Neymar pati shumë ndikimin në zgjedhjen time për të luajtur me Parisin”, ka thënë fillimisht Dani Alves pas ndeshjes së parë zyrtare në Ligue 1.

Neymar prezantohet në Parc des Princes: Zemra më tha të nënshkruaj me PSG-në (Foto/Video)
Lexo po ashtu Neymar prezantohet në Parc des Princes: Zemra më tha të nënshkruaj me PSG-në (Foto/Video)

“Njerëzit mendojnë se Neymari është ende një fëmijë, një adoleshent 20-vjeçar që nuk merr dot vendime, por fëmija është rritur dhe burrat nuk i tremben sfidave dhe marrin përsipër përgjegjësitë”.

Neymar dhe Alves njihen për miqësinë e madhe mes vete

“Besoj se ai ka ditur të bëjë një zgjedhje të guximshme dhe lavdia i takon atyre që guxojnë”.

“Neymarit i pëlqejnë sfidat dhe mua gjithashtu dhe kjo është arsyeja pse të dy vendosëm të firmosnim për PSG”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori