LAJMI I FUNDIT:

United tenton transferimin e Nunez

United tenton transferimin e Nunez

Manchester United e di se u duhet edhe shumë punë për të arritur nivelin e Manchester Cityt, Liverpoolit dhe Chelseat në Ligën Premier.

Që prej largimit të Sir Alez Ferguson, Djajtë e Kuq kanë harruar se si duket trofeu i Ligës Premier edhe pse kanë shpenzuar miliona euro për transferimeve e shumë yjeve.


Por, United është duke shpresuar që në këto vite me transferimet që kanë bërë dhe me disa të tjera, siç është edhe ai i Darwin Nunez nga Benfica, të mund të rikthehen në majat e futbollit botëror.

Sipas asaj që raporton A Bola, Ralf Rangnick ka kërkuar nga bordi i klubit që të transferojnë sulmuesin e talentuar.

Lojtari 22-vjeçar gjatë afatit të janarit ishte kërkuar edhe nga West Hami e Newcastle United, mirëpo Benfica kishte refuzuar ofertat e tyre të ulëta.

Të gjitha lajmet nga KF Gjilani
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

Unitedi po shpreson që për 30 milionë euro të marrë kartonin e Nunez, mirëpo skuadra portugeze kërkon më shumë.

Lojtari ka shënuar 21 gola deri më tani në këtë edicion në 26 paraqitje në Superligën e Portugalisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xAQyfj5Nd1E