LAJMI I FUNDIT:

United fiton garën për Martinez, arrihet marrëveshja me Ajaxin

United fiton garën për Martinez, arrihet marrëveshja me Ajaxin

Lisandro Martinez mund të quhet futbollisti i ri i Manchester United edhe pse ende mungon zyrtarizimi.

Djajtë e Kuq kanë arritur të fitojnë garën me rivalin e vjetër Arsenalin duke i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit argjentinas.


Martinez ka shkëlqyer në vitet e fundit me Ajaxin dhe ka qenë dëshira kryesore e trajnerit Erik Ten Hag për repartin defensivë.

Sky Sport ka raportuar se marrëveshja mes dy gjigantëve evropianë është arritur për shifrën e 50 milionë eurove.

Tani i mbetet që Djajtë e Kuq të gjejnë gjuhën e përbashkët me lojtarin për t’ia plotësuar kushtet personale, gjë që nuk duket e vështirë duke marrë parasysh se edhe Martinez dëshiron ribashkimin me Ten Hag.

24-vjeçari është pjesë e Ajax që nga viti 2019, derisa ka zhvilluar 118 ndeshje me gjigantin holandez duke shënuar gjashtë gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/