LAJMI I FUNDIT:

Ujkani: Luajtëm ndaj një skuadre të organizuar mirë, do japim maksimumin në dy ndeshje tjera

Ujkani: Luajtëm ndaj një skuadre të organizuar mirë, do japim maksimumin në dy ndeshje tjera

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.

Sipas portierit tonë faji ishte paksa edhe te fusha pasi lojtarët e Kosovës nuk janë mësuar të luajnë në një fushë me bari sintetik.


“Nuk ishim të mësuar për një lojë në bari artificial, pjesa e parë ishte e mirë. Treguam karakter ndaj një kundërshtari që luajnë me topa në ajër dhe të gjithë janë më shtatlartë se ne”.

“Vazhdojmë të punojmë shumë për dy ndeshjet e fundit. Kemi punuar për këtë pikë, e kemi ditur që nuk do ta kemi të lehtë. Tifozët janë lojtari i 12-të i joni dhe qëllimi është të fitojmë gjithmonë në ndeshjet si vendas”.

“Kemi luajtur ndaj një skuadre të organizuar dhe të disiplinuar, nuk është lehtë të krijosh shanse ndaj një skuadre të tillë. Do japim maksimumin në dy ndeshjet tjera”, ka thënë Ujkani pas ndeshjes.

Pas këtij barazimi Kosova vazhdon e para në Grupin 3 me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani. Ishujt Faroe vazhdojnë me katër pikë, kurse Malta me dy.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është si mysafir i Maltës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori