LAJMI I FUNDIT:

UEFA publikon raportin financiar, mësohen shifrat e çmendura që fituan klubet në Ligën e Kampionëve

UEFA publikon raportin financiar, mësohen shifrat e çmendura që fituan klubet në Ligën e Kampionëve

UEFA ka publikuar raportin e saj zyrtar financiar për sezonin 2022/23. Është një dokument që ndër të tjera nxjerr në pah çmimet zyrtare të shpërndara në fund të garave evropiane të klubeve të vitit të kaluar, në tri garat evropiane si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Liga e Kampionëve padyshim është gara më e pasur evropiane dhe rrjedhimisht ekipet pjesëmarrëse në garën elitare përfitojnë më shumë nga UEFA.


Kështu, ka ndodhur edhe në këtë sezon, ku fituesi i sezonit të fundit, Manchester City, është klubi me përfitimet më të mëdha.

Qytetarët në sezonin e fundit kanë fituar plotë 135 milionë euro, duke lënë pas vete Real Madridin me 118 milionë euro dhe Bayern Munichun me 108 milionë euro.

Në vendin e katërt të përfituesve më të mëdhenj janë renditur Paris Saint-Germain me 101 milionë euro, po aq sa nën-kampioni i Evropës, Interi, në vendin e pestë.

Paratë ndahen nga pjesëmarrja, renditja e tyre historike, kalimi i fazave, tregu dhe bonuse të rezultateve.

Skuadrat e tjera të Ligës Premier fituan më pak, duke qenë se nuk përparuan aq larg, ku Chelsea mori 81 milionë funte, Liverpool 71 milionë funte dhe Tottenham Hotspur fitoi 56 milionë funte.

Italianët ishin diçka më mirë me Milanin që fitoi mbi 85 milionë euro shkaku i arritjes në gjysmëfinale, Napoli fitoi mbi 77 milionë euro dhe Juventusi pak më shumë se 56 milionë euro.

UEFA në sezonin e fundit ndau një total çmimesh që kapin vlerën e 2.06 miliardë eurove, ndërsa nga sezoni i ardhshëm, do të paguajë një total prej gati 2.5 miliardë eurosh për 36 skuadrat pjesëmarrëse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori