LAJMI I FUNDIT:

U tha se Bora Zemani ruajti videon e Donaldit me Beatrixën – këngëtarja: I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre

U tha se Bora Zemani ruajti videon e Donaldit me Beatrixën – këngëtarja: I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre

Prezantuesja Bora Zemani dhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj janë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

Që nga Big Brother VIP, emrat e tyre janë të ndërlidhur kjo për faktin se aktori, Donald Veshaj ndonëse kishte një histori dashurie të lënë përgjysmë me moderatoren krijojë një romancë jetëshkurtër me këngëtaren gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.


Ky trekëndësh po vazhdon të komentohet dhe një ndryshim i ri i TikTok-ut po aludohet se e ka zënë ‘mat’ Borën me një veprim të fundit që ka bërë.

Foto: Screenshot/TikTok

Persona që vendosin videot e të tjerëve si të preferuara (favorite) TikTok-u ua shfaq emrat, dhe mesa duket Bora nuk ishte e informuar për një gjë të tillë.

Faqja e fansave “Wickedgame” ka postuar një video të Donaldit dhe Beatrixës kur ata po shijonin lidhjen gjatë qëndrimit në Big Brother teksa shihen duke u përqafuar.

Foto: Screenshot/TikTok

Sipas postimit të po të njëjtës faqe, këtë video Bora e ka vendosur në “favorite”, nga profili i saj zyrtar.

Nuk ka vonuar shumë dhe Beatrix ka bërë një postim në llogarinë e saj të Tik-Tok-ut, duke lënë të kuptohet se ishte një thumb për Borën.

@__wickedgame ⚠️⚠️@Donald Veshaj ♬ original sound – __Wickedgame

Këngëtarja ka realizuar një video teksa përdorë një frazë virale në këtë rrjete sociale teksa shkruan se edhe këtë ajo mund ta ruaj tek postimet e preferuara.

Beatrix Ramosaj duket tërheqëse në imazhet e reja në bikini
Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj duket tërheqëse në imazhet e reja në bikini

“Unë këtë e bëra me qëllim, mund ta vendosësh edhe këtë te të preferuara zemër. I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.

@therealbeatrixramosaj

Une kte e bera kastile 😂 You can mark this as a fav too baby girl 💘😁🫶🏼 #fypシ #igot99problemsbutyouaintone

♬ original sound – 🪤🛖🪕

Kujtojmë që pas përfundimit të BBV, Donaldi ndërpreu raportet me Beatrix dhe që nga ajo kohë është përfolur vazhdimisht për një ribashkim me Borën, megjithatë të dy nuk e kanë konfirmuar e as mohuar një gjë të tillë publikisht. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori