LAJMI I FUNDIT:

U rikonfirmua si president i Real Madridit – planet e Perezit janë nga një ‘tjetër planet’

U rikonfirmua si president i Real Madridit – planet e Perezit janë nga një ‘tjetër planet’

Florentino Perez do të vazhdojë si president i Real Madridit deri në vitin 2025, pasi asnjë kandidat tjetër nuk paraqiti dokumentacionin e nevojshëm për të dalë kundër tij.

74-vjeçari ka qenë president i Los Blancos për 18 vjet, i ndarë në dy periudha, dhe ai e ka çuar klubin në nivele të reja për sa i përket shikueshmërisë së tyre dhe të ardhurave ekonomike, ndërsa atyre u kanë zili të gjitha klubet për shkak të 13 Kupave Evropiane që do të zbukurojnë muzeun e Estadio Santiago Bernabeu të ri, i cili duhet të jetë gati në vjeshtën e vitit 2022.


Pa kundërshtar, Florentino Perez konfirmohet si president i Real Madridit
Lexo po ashtu Pa kundërshtar, Florentino Perez konfirmohet si president i Real Madridit

Futboll dhe basketboll

Kanë qenë 26 trofe të fituar nga ekipi i futbollit gjatë presidencës së Florentino Perez, gjashtë më pak se sa arriti Santiago Bernabeu gjatë mandatit të tij. Presidenti aktual i Real Madridit ka parë duke u ngritur pesë Kupa Evropian, një më pak se Santiago Bernabeu. Ka pasur gjithashtu 21 trofe të fituar nga ekipi i basketbollit, me ekipin dhe akademinë që kanë lulëzuar në vitet e fundit.

Tifozët në tribuna

Sfida kryesore e fazës tjetër të Florentino Perez si president i Real Madridit do të jetë arritja e stabilitetit ekonomik në sfondin e pandemisë COVID-19. Shpresa është që sapo tifozët të fillojnë të kthehen në stadiume, harta do të duket pak më e qartë.

Bernabeu i ri dhe Superliga Evropiane do të jenë baza e Real Madridit të ri të Florentino Perezit. Biznesmeni spanjoll ka pranuar publikisht se futbolli evropian ka nevojë për një ndryshim në mënyrë që të garantojë të ardhmen ekonomike të ekipeve.

Edhe një herë në qendër të vëmendjes

Florentino Perez e kupton që Real Madrid duhet të bëjë një investim gjigant edhe një herë, me dy emra që kanë marrë vëmendjen: Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Ata janë Galacticos modern.

Mbappe dhe Haaland, janë dy lojtarë që tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Duket e çuditshme të thuhet në një kohë kur skuadra e Zinedine Zidanes po lufton për të fituar dyshenpasi janë klub që çdo lojtar ëndërron të luajë.

Real Madrid, PSG dhe Inter tentojnë transferimin e Lingardit - anglezi po kalon nëpër një formë jetësore
Lexo po ashtu Real Madrid, PSG dhe Inter tentojnë transferimin e Lingardit - anglezi po kalon nëpër një formë jetësore

Së pari Mbappe

Mbappe është duke i prirë listës dhe, çuditërisht, një transferim më i lehtë për t’u arritur. Ai vazhdon t’i ‘kthejë veshët si i shurdhër’ ndaj rinovimit të kontratës që i është ofruar nga Paris Saint-Germain, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në vitin 2022.

Ndryhse, 22-vjeçari dëshiron të ndihet si udhëheqësi i ekipit, diçka që ai nuk mendon se është e mundur në Paris në vitet e ardhshme. Real Madrid është duke u përpjekur të nënshkruajë me Mbappen që nga viti 2017, kur ai bëri kalimin nga Monaco në PSG dhe tani Florentino Perez po pret një telefonatë nga Katari për të thënë se sulmuesi është në treg. Në atë moment, presidenti i Real Madridit do të bëjë një ofertë për të siguruar një nënshkrim i cili është i destinuar të bëhet një nga më të mëdhenjtë në botë.

Situata e Haaland është më pak e qartë

Sa i përket Haaland, vështirësia qëndron në situatën e tij kontraktuale dhe forcën financiare të Borussia Dortmund, megjithëse kjo është prekur nga pandemia e COVID-19. Sulmuesi norvegjez u bashkua me klubin gjerman nga Red Bull Salzburg në janar të vitit 2020 dhe ideja ishte që ai të qëndrojë deri në vitin 2022.

Dortmund ende nuk ka vendosur një çmim për Haaland, por nëse dhe kur e bëjnë, Real Madrid do të jetë skuadra e parë që e di. Agjenti i Haaland, Mino Raiola , tha se ai nuk është në shitje. Do ta shohim.

Florentino Perez e ka të qartë se Haaland i përshtatet profilit të Real Madridit, por ai nuk do të rrezikojë stabilitetin financiar të klubit. Nëse fillon një luftë e ofertave, Los Blancos do të tërhiqet nga gara.

Alaba, Ramos, Lucas … dhe Zidane

Ka më shumë lojtarë në proces , duke filluar me mesfushorin e Rennes, Eduardo Camavinga , një nënshkrim që u ndal për shkak të pasigurisë së shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Gjithashtu, asgjë nuk ka ndodhur me marrëveshjen për të nënshkruar me lojtarin tashmë të konfirmuar si të lirë, David Alaba, i cili ende nuk ka marrëveshje me Real Madridin.

Plani i Zidanes se si ta përdorë Valverden ndaj Liverpoolit
Lexo po ashtu Plani i Zidanes se si ta përdorë Valverden ndaj Liverpoolit

Ndërkohë, e ardhmja e Sergio Ramos duket gjithnjë e më larg klubit me kalimin e çdo dite. Nuk është bërë ndonjë progres. Nuk ka asnjë marrëveshje me Lucas Vazquez gjithashtu.

Një Real Madrid i ri po fillon, me disa lojtarë me emër të madh që do të vijnë, por e ardhmja e Zinedine Zidanes është e panjohur. Vetëm Florentino Perez dhe francezi e dinë se çfarë do të ndodhë. Asnjë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori