LAJMI I FUNDIT:

“Turqia, shtëpia ime e dytë!” (Foto/Video)

“Turqia, shtëpia ime e dytë!” (Foto/Video)

Blogerja e njohur shqiptare duket se po ecën drejt një suksesi internacional!

Pas eksperiencës në kopertinën e revistës ‘luxury’ të vendeve Arabe, “Velvet Magazine”, Armina Mevlani ka nisur një bashkëpunim të ri mode në Stamboll.

Por, surpriza më e madhe mbetet fakti që bukuroshja ka vendosur të ndajë jetën mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë! Me siguri bëhet fjalë për ndonjë kontratë të mirë, për derisa 25-vjeçarja i është dedikuar deri në këtë pikë punës së saj si modele.

Në ‘snapchat’ Armina Mevlani ka treguar disa nga momentet e ditës së saj të parë të punës, teksa mes veshjeve dhe grimit, blogerja u ka vendosur stafit turk që përkujdeset për të, muzikë shqiptare!

Era Istrefi dëgjohet në sfondin e postimeve të Arminës, ndërsa produkti i këtij projekti mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

armina 1

armina 2

armina 3