Burime të koha.net bëjnë me dije se kjo vjen pas kërkesës së KB Yllit, si organizatore e këtij turneu të rëndësishëm në vend, për të pasur më shumë kohë për t’u përgatitur më mirë. Këtë e kanë kërkuar edhe Prishtina dhe Peja, që me 3 dhe 4 mars luajnë në Ligën Ballkanike, transmeton Telegrafi.

Në këtë Turne pritet të marrin pjesë katër ekipet më të suksesshme në konkurrencën e meshkujve dhe dy ekipet më të suksesshme në konkurrencën e femrave.


Fitues të vitit të kaluar të Kupës janë Sigal Prishtina në konkurrencën e meshkujve dhe Penza në konkurrencën e femrave. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app