LAJMI I FUNDIT:

Tuchel merr vendimin kyç për Kane dhe lojtarët e tjerë të Bayernit pas humbjes ndaj Bochum

Tuchel merr vendimin kyç për Kane dhe lojtarët e tjerë të Bayernit pas humbjes ndaj Bochum

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, i ka dhënë ekipit të tij disa ditë pushimi për t’u qetësuar pas tri humbjeve rresht.

Bayerni janë duke përjetuar një formë makthi e cila i ka dëmtuar seriozisht shpresat e tyre për të fituar trofe këtë sezon.

Sidoqoftë, pas humbjes shokuese ndaj Bochumit të dielën, Tuchel ka marrë një vendim kyç dhe iu ka dhënë lojtarëve të tij disa ditë pushimi për të qenë pranë familjeve të tyre, ka raportuar Kerry Hau.


Lojtarët nuk do të kthehen në stërvitje deri të mërkurën, kur do të nisin përgatitjet për duelin ndaj Leipzigut që do të luhet të shtunën në “Allianz Arena”.

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Tuchel është pranë shkarkimit nga Bayerni, nuk ka të bëjë me rezultatet
Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Tuchel është pranë shkarkimit nga Bayerni, nuk ka të bëjë me rezultatet

Bayerni momentalisht është tetë pikë mbrapa Leverkusenit në Bundesliga pas humbjes së fundit ndaj Bochum.

Të besuarit e Tuchel janë në telashe edhe në Ligën e Kampionëve pas humbjes me rezultat 1-0 ndaj Lazios në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales që u luajt në Itali.

Zinedine Zidane bëhet favoriti kryesor për të zëvendësuar Tuchel tek Bayerni
Lexo po ashtu Zinedine Zidane bëhet favoriti kryesor për të zëvendësuar Tuchel tek Bayerni

Këto rezultate të dobëta kanë bërë që pozita e Tuchel të lëkundet dhe janë rritur thashethemet për largimin e tij.

Përveç tij, edhe ylli i ekipit, Harry Kane, ka marrë kritika për paraqitjet e tij së fundmi për bavarezët, përkundër faktit që tashmë ka shënuar 25 gola në elitën e futbollit gjerman./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori