LAJMI I FUNDIT:

Tronditje e madhe te Barcelona: Deco do të shesë dy lojtarët kryesorë nëse refuzojnë ofertat për rinovim

Tronditje e madhe te Barcelona: Deco do të shesë dy lojtarët kryesorë nëse refuzojnë ofertat për rinovim

Barcelona tashmë ka nisur planet për sezonin e ardhshëm, teksa po kërkojnë të lënë prapa krahëve sezonin nga i cili tashmë veçse janë ‘dorëzuar’ që në muajin shkurt. Gjërat i bën edhe më të ndërlikuara njoftimi i Xavit për largim, andaj kjo verë do të jetë mjaft interesante për t’u parë.

Raportimet e fundit thonë se Barcelona tashmë ka planifikuar që të shesë të paktën pesë lojtarë gjatë verës, ku pastaj synohet që të bëhet transferimi i dy lojtarëve të tjerë. Sidoqoftë, numri i shitjeve mund të rritet, bazuar në situatën e mbetur peng të dy lojtarëve.


Ronald Araujo ka kontratë me klubin deri në 2026, dhe teksa publikisht e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Kataloni, ai ka qenë i lidhur me një kalim tek Bayern Munich. Raportimet jashtë Spanjës thonë se ai është shumë i lumtur për interesimin e Bayernit dhe ishte vetëm intervenimi i Xavit që e pengoi atë të largohet në janar.

Barcelona do të mundohet që ta rinovojë kontratën e tij, por mediumi katalan SPORT ka thënë se në rast se palët nuk gjejnë një marrëveshje, atëherë drejtori sportiv Deco do ta shesë atë.

E njëjta vlen edhe për Frenkie De Jong. Pasi Barcelona u mundua ta ‘detyrojë’ atë që të largohet në drejtim të Manchester United në 2022, dukej se të dy palët kanë bërë paqe, veçanërisht pas performancave fantastike të holandezit sezonin e kaluar.

Barcelona rrezikon të humbasë yllin e ekipit, klubet e Ligës Premier të gatshme të paguajnë klauzolën e lirimit
Lexo po ashtu Barcelona rrezikon të humbasë yllin e ekipit, klubet e Ligës Premier të gatshme të paguajnë klauzolën e lirimit

Përsëri paga e De Jong do të rritet edhe një herë tjetër për shkak të një marrëveshje që ka pasur me ish-presidentin e klubit Josep Maria Bartomeu, një shumë e cila raportohet të jetë diku rreth 37 milionë euro në sezon.

Sidoqoftë, Deco do t’i ofrojë atij një kontratë të re dhe ta sjellë pagën e tij në linjë me pjesën tjetër të ekipit, në rast se De Jong nuk pranon, atëherë edhe atë do ta presë fati i largimit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori