LAJMI I FUNDIT:

Tri gjërat që Pochettino i vlerëson tek Conor Gallagher

Tri gjërat që Pochettino i vlerëson tek Conor Gallagher

Chelsea ka filluar jo në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në kampionat, teksa pas pesë xhirove të para ata numërojnë vetëm një fitore, dy humbje e po aq barazime.

Diçka pozitive për Blutë e Londrës është forma që po kalon në këtë fillim të sezonit mesfushori Conor Gallagher.


Gallagher ka startuar në pesë ndeshjet e fundit me fanellën e klubit londinez në Ligën Premier deri më tash këtë sezon.

Sipas mediave angleze, Mauricio Pochettino vlerëson tri gjëra tek anglezi: këmbënguljen e tij, personalitetin, dhe shkathtësitë taktike.

Conor Gallagher ngurron të largohet nga Chelsea mes interesimit të Tottenhamit
Lexo po ashtu Conor Gallagher ngurron të largohet nga Chelsea mes interesimit të Tottenhamit

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se e ardhmja e mesfushorit tek Chelsea është e sigurtë.

Kontrata aktuale e Gallagher është valide deri në vitin 2025 dhe deri më tash nuk ka pasur negociata mes palëve për ndonjë rinovim të mundshëm.

Klubi londinez e ka lënë të hapur çështjen e tij, duke vendosur që t’ia lënë kohës të tregojë nëse Gallagher do të shitet apo do të mbetet pjesë e ekipit.

Chelsea refuzon një ofertë të majme për Conor Gallagherin
Lexo po ashtu Chelsea refuzon një ofertë të majme për Conor Gallagherin

Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në këtë vendim, duke filluar që nga ajo nëse 23-vjeçari do vazhdojë të mbetet pjesë e formacionit startues kur të rikthehen lojtarët e lënduar.

Dëshira e mesfushorit është që të luaj tek Chelsea, mirëpo para se gjithash, prioriteti i tij kryesor mbetet që të luajë dhe të zhvillohet, teksa synon që të bëhet pjesë e ekipit të Anglisë për EURO 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori