LAJMI I FUNDIT:

Chelsea refuzon një ofertë të majme për Conor Gallagherin

Chelsea refuzon një ofertë të majme për Conor Gallagherin

Chelsea ka refuzuar një ofertë shumë të lartë për mesfushorin anglez Conor Gallagher.

Mesfushori anglez ka pasur paraqitje shumë të mira në ndeshjet para sezonale dhe po pëlqehet nga trajneri Mauricio Pochettino.


Fabrizio Romano ka njoftuar se londinezët kanë refuzuar ofertën e rivalit lokal West Ham United për Gallagher.

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea
Lexo po ashtu Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

‘Çekanët’ kanë ofruar 40 milionë funte apo 46 milionë euro për shërbimet e Gallagher, por kjo ofertë është refuzuar nga Chelsea.

West Ham vazhdon të mbetet i interesuar për shërbimet e mesfushorit anglez, por Chelsea nuk dëshiron të dëgjoj për ofertat nën 58 milionë euro.

Gjithsesi palët do të vazhdojnë bisedimet në ditët e ardhshme dhe mbetet të shihet nëse fituesit e Ligës së Konferencës do të rrisin ofertën e tyre për reprezentuesin anglez. /Telegrafi/