Trepça përforcohet me dy lojtarë

Trepça nga Mitrovica më në fund është zgjuar nga gjumi. Mitrovicasit kanë arritur që në radhët e veta të marrin dy futbollistë. Fjala është për Agron Shabanin dhe Florim Sokolin. Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe trajneri i kësaj skuadre, Ajet Shosholli.
Ai deklaroi se është shumë i kënaqur që ka arritur t’i marrë këta dy futbollistë. “Jemi të kënaqur me arritjen e marrëveshje me këta dy futbollist. Besoj që Agron Shabani dhe Florim Sokoli do të na ndihmojnë në rrugëtimin që kemi në pranverë për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës. Kam besim të madh në këta dy futbollistë si dhe në pjesën tjetër të skuadrës, pasi janë duke punuar shumë për të pasur një ngritje më të madhe në pranverë”, tha Shosholli për ‘Sport Plus’.
Sipas tij, këta nuk do të jenë të vetmit futbollistë që pritet të zbarkojnë në Mitrovicë. Shosholli konfirmon se janari pritet të sjellë edhe lojtar të ri te ‘xehetarët’. /Telegrafi/



















































