Bardhekaltërit e diktuan tempon e lojës që nga fillimi, teksa mitrovicasit e patën të vështirë ta ndalonin Dardan Berishën në top formë, që i shënoi 17 pikë vetëm në pjesën e parë. Rezultati në fund të pjesës së parë ishte 44-46, duke lënë kështu gjithçka të hapur në pjesën e dytë.

Mirëpo, çereku i tretë ishte fatal për Trepçën, të cilët u goditën nga stuhia ‘Bardhekaltër’ me një seri prej 17-2, duke e mbyllur këtë periodë me 18 pikë epërsi, 56-74.


Në çerekun e katërt mitrovicasit u rikthyen paska në lojë me gjuajtjet precize për tre pikë, mirëpo Bardhekaltërit arritën ta kontrollojnë lojën dhe nuk lejuan ndonjë befasi. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 79-92.

Më i miri në këtë takim ishte Dardan Berisha me 25 pikë, i cili sonte ishte jashtëzakonisht preciz duke i shënuar 8 nga 9 gjuajtje për dy pikë, dhe 5 nga 5 gjuajtje për tre pikë.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina përsëri rikthehet në vendin e parë me 23 pikë, po aq sa ka edhe Peja në vendin e dytë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app