LAJMI I FUNDIT:

Trepça e nis me fitore në ‘Minatori’, mposht Ponte Prizrenin

Trepça e nis me fitore në ‘Minatori’, mposht Ponte Prizrenin

Trepça e nisur edicionin me fitore bindëse, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 89:61 (29:17, 28:11, 18:22, 14:11), në xhiron e parë të Prince Caffe Superligës.

Reklama

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen me një seri prej 13:0 dhe gjatë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë me rezultat 29:17.

Mitrovicasit të përkrahur nga publiku vendas vazhduan me lojë të mirë, duke dominuar në parket dhe e ngritnin epërsinë minutë pas minute, për të shkuar në pushim me rezultat të thellë, 57:28.

Epërsia më e lartë u regjistrua pranë rezultatit 59:28, e më pas u zhvillua lojë më e barabartë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 75:50. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndryshime dhe Trepça triumfoi me rezultat 89:61.

Te vendasit u dalluan Andrew Gordon me 17 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Erjon Kastrati dhe Drilon Hajrizi shtuan nga 14 pikë, ndërsa te mysafirët u dalluan Meriton Ismaili me 15 pikë e pesë kërcime dhe Urim Zenelaj me 13 pikë e 13 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Skena të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: 65 mijë tifozë e mirëpritën Benzeman në prezantim

Skena të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: 65 mijë tifozë e mirëpritën Benzeman në prezantim

Ligat tjera
Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Liga e Kampionëve
Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ligat tjera
Aguero: Interi ka një nga sulmet më të mira në Evropë

Aguero: Interi ka një nga sulmet më të mira në Evropë

Liga e Kampionëve
Zidane ka refuzuar PSG-në, në listë tre trajnerë të tjerë

Zidane ka refuzuar PSG-në, në listë tre trajnerë të tjerë

Ligue 1
Xavi flet për mos transferimin e Messit dhe ardhjen e mundshme të Neymarit

Xavi flet për mos transferimin e Messit dhe ardhjen e mundshme të Neymarit

La Liga
Kalo në kategori