Trepça apo Ylli,nxehtë në Drenas

Të dy këto skuadra janë në garë me njëra tjetrën për pozitën e katër,që dërgon në Play – off dhe të dy skuadrat kësaj loje i hynë për fitore,raporton dymedy.com.
Gazmend Asllani,basketbollist i skuadrës mitrovicase për portalin tonë deklaroi:
“Ne shkojmë për të treguar lojë të mirë dhe angazhim maksimal gjatë tërë ndeshjes ku dihet që është lojë me rëndësi për neve.”
Ndërsa qendra e Golden Eagle Ylli,Urim Zenelaj kërkon të nisë një seri tjetër të fitoreve me skuadrën e tij, transmeton Dymedy.
“Ka me qenë lojë shumë e nxehtë edhe rezultati ka mundësi të shkoj i ngusht deri në fund të ndeshjes por mendoj që, ne me ndihmën e Zotit do të dalim kryelartë nga palestra në Drenas. Ne i kemi pas disa lojtar me grip dhe helmim por deri të dielën shpresoj që ta marrim vetën komplet dhe ta nisim një seri tjetër fitoresh.” deklaroi Zenelaj.



















































