“Mendoj që në vjeshtë luajtëm mjaft mirë, por nuk kishim fat. Do të tentojmë që ta mbajmë këtë ritëm edhe në pranverë”, u shpreh fillimisht Baliqi për ‘Sport Plus’. Në vijim ai thotë se skuadra e tij në pranverë do të tentojë të luajë edhe më bukur dhe të qëndrojë sa më lartë në renditje.

“Mendoj që kemi një skuadër të mirë, dhe me përforcimet eventuale që mund të vijnë besoj që do të luajmë edhe më bukur në pranverë. Do të tentojmë të bëjmë paraqitje sa më të mira në mënyrë që të jemi sa më lartë në renditje në pranverë”, përfundoi Baliqi.


Deri më tani skuadra e 89-shit është përforcuar me futbollistin, Ilir Izmaku që edhe më herët ishte pjesë e ‘Minatorëve’. Trepça ’89 në stinorin vjeshtor arriti të grumbullojë 25 pikë dhe të renditet në pozitën e katërt në tabelë me tri pikë me pak se lideri, Ferronikeli që ka 28 sosh. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app