Mitrovicasit janë duke kryer fazën përgatitore në Ulqin, ndërsa kanë zhvilluar edhe një miqësore me Hajdukun e Tivarit, duke e mposhtur me rezultat të thellë 8-1.

‘Minatorët’ ishin më të mirë se kundërshtari i tyre në të gjitha anët e fushës, ndërsa në këtë takim më së shumti spikati përforcimi Kreshnik Lushtaku.


Lushtaku shënoi het-trik në, ndërsa me dy gola kontribuoi Blerand Kurtishaj.

Në listën e realizuesve u futën me nga një gol edhe Berat Hyseni, Drilon Musa dhe talenti i ri Hasani. /Telegrafi/

telegrafi sport app