Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur në konferencën për media para përballjes me Feyenoordin.

Ai ka thënë se do të jetë një eksperiencë e mirë për të si trajner dhe për lojtarë që ai drejton.

“Do të jetë një eksperiencë e mirë, si për mua si trajner e po ashtu edhe për ekipin tim. Më vjen mirë që këta futbollistë arritën të sjellin këtu një ekip të madh siç është Feyenoordi. Ne kemi përparësi sepse ne dimë gjithçka për Feyenoordit”.

“Kemi analizuar shumë ndeshje të tyre, si në aspektin ekipor e po ashtu edhe individual për çdo futbollistë. E dimë që bëhet fjalë për një skuadër shumë të fortë”.

“Kanë lojtar cilësorë, sidomos sulmuesit e krahut e po ashtu edhe në mesfushë e mbrojtje janë të fortë. Kanë lojtarë të rrezikshëm”, ja thënë Nuhiu.

Trajneri nga Shkupi ka thënë se është sportive që të besojnë se mund ta befasojnë gjigantin holandez. Thotë se e vlerësojnë kundërshtarin, por nuk e nënçmojmë kualitetin që kanë.

“Është sportive që të shpresojmë. Jemi të përgatitur maksimalisht. E dimë që kemi përballë një ekip të fortë. Në futboll ndodhin gjithmonë befasi. Por asnjëherë nuk do të dorëzohemi”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/