Trajkovski: Luajtëm mençur, do ta përfundojmë garën siç duhet

Ky i fundit, ka thënë se këto dy lojë treguan se Prishtina është më e mirë se Kozhuvi. Në një prononcim për Kohën Ditore, ka thënë se ekipi luajti me mençuri dhe nuk lejoi që Kozhuvi të shkëputet në rezultat.
“Kemi dëshmuar se aktualisht jemi ekip më i mirë se Kozhuvi. Kemi luajtur me mençuri dhe nuk kemi lejuar që Kozhuvi të shkëputet për asnjë moment”, ka thënë alo-qendra e Prishtinës, Bojan Trajkovski.
Ai ka thënë se shumë shpejt do të nisin përgatitjet për finale.
“Tash do të festojmë pak plasimin në finale dhe menjëherë të fillojmë përgatitjet për ta përfunduar garën ashtu siç duhet, pra me triumf në Ligën Ballkanike”, ka thënë Trajkovski.

Nga
Telegrafi
09/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































