LAJMI I FUNDIT:

“TR PR” vjen nesër me klip të veçantë nga DJ Blunt dhe Real 1 (Foto/Video)

“TR PR” vjen nesër me klip të veçantë nga DJ Blunt dhe Real 1 (Foto/Video)

Dy reperët e njohur DJ Blunt dhe Real 1 së shpejti do të sjellin projektin e tyre më të ri me titull “TR PR”.

Dyshja për Telegrafin kanë treguar se vitin e kaluar e kanë përmbyllur më së miri duke sjell thuajse çdo muaj nga një klip, gjersa kanë në plan që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe këtë vit.


Së fundmi, ata kanë përfunduar përgatitjet për projektin e tyre më të ri i cili titullohet “TR PR”, dhe kuptimi i tij janë shkurtesat e dy kryeqyteteve shqiptare “Tirana-Prishtina”.

“Kemi përfunduar punën për këngën tonë më të re, e cila do të jetë mjaft interesante, dhe shpresojmë se publiku do ta pëlqejë”, thanë Dj Blunt dhe Real 1 për Telegrafin.

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, të cilat janë bërë në “Caffe to go”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Telegrafi ka siguruar edhe disa imazhe ekskluzive nga prapakenat e xhirimeve, ku dyshja duken mjaft me stil, teksa edhe performanca që do të sjellin do të jetë mjaft e veçantë.

Në kanalin YouTube është publikuar edhe traileri i klipit, i cili vjen i plotë për fansat nesër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Kalo në kategori