LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami dhe Arsenali në garë për Suson

Tottenhami dhe Arsenali në garë për Suson

Suso është lojtari më favorit për t’u shitur nga Milani, gjithmonë në rast se këta të fundit nuk arrijnë të përfundojnë sezonin në një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Për spanjollin janë duke pritur dy klubet nga Londra, bëhet fjalë për Tottenhamin dhe Arsenalin.


Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone, në një intervistë të dhënë dje (e shtunë) për La Stampa ka thënë se ata janë “të detyruar të shesin një ose dy lojtarë”, kjo për të balancuar shitjet dhe blerjet, por gjithmonë vetëm nëse nuk kualifikohen në garën më të madhe për klube.

Sipas medieve italiane dhe angleze, emri i parë që do të largohet do të jetë i Susos, kjo pasi spanjolli do të binte të ardhura të mjaftueshme, por edhe nuk po arrin të kyçet mirë në idetë e Vincenzo Montellas.

Besohet se Spurs tashmë kanë bërë gati një ofertë 22 milionë euro dhe do t’ua prezantojnë kuqezinjve në ditët e para të afatit kalimtar të janarit.

Gjithsesi kjo shumë nuk do të jetë e mjaftueshme, kjo pasi Suso ka kontratë me klubin nga Milano deri në vitin 2022 dhe ka klauzolë prej 40 milionë eurosh.

Vlen të theksohet se anësori i ble nga Liverpooli vetë, për 1.3 milionë euro në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori