LAJMI I FUNDIT:

Toni Kroos thotë se nuk do të luajë për asnjë klub tjetër përveç Real Madridit, kur kontrata e tij përfundon në fund të sezonit

Toni Kroos thotë se nuk do të luajë për asnjë klub tjetër përveç Real Madridit, kur kontrata e tij përfundon në fund të sezonit

Futbollisti gjerman Toni Kroos thotë se nuk do të luajë më për një klub tjetër në karrierën e tij dhe se planifikon t’i varë këpucët te Real Madridi.

Kroos ka thënë se ka biseduar me klubin për një kontratë të re në vitin 2023 dhe se atëherë do të marrë një vendim, por sigurisht që nuk do të luajë për asnjë klub tjetër përveç Real Madridit.

“Unë do ta mbyll karrierën time këtu në Real Madrid, thjesht nuk e di kur. Nuk dua të luaj për asnjë klub tjetër”.

“Ne kemi organizuar një takim me krerët e klubit në vitin 2023 për të diskutuar të ardhmen time, kështu që unë do të marr një vendim vitin e ardhshëm”, ka thënë Kroos.

Casemiro u largua nga mesfusha më e suksesshme, një nga më të mirat në histori, dhe kontrata e Luka Modric është deri në fund të sezonit.

Kroos është 32 vjeç dhe teorikisht ka energji të mjaftueshme për të luajtur në nivelin më të lartë.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se Kroos është një nga nënshkrimet e tij më të mira dhe është i gatshëm t’i ofrojë gjermanit gjithçka që ai dëshiron, vetëm për ta mbajtur atë në klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Kombëtarja e Shqipërisë
Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori