Kuqezinjtë kanë shënuar edhe një fitore. Pasi ditë më parë mposhtën Dritën me rezultat 4:2, tani ata e kanë mposhtur rivalin lokal të bardhekaltërve, Gjilanin 3:2.

Përforcimi i ri i Tahir Lushtakut, Dren Gashi i ardhur nga Prishtina ka shënuar dy gola, ndërsa një e ka shënuar Kastriot Mehmeti. Për gjilanasit shënuan Shkëmbim Salihu dhe Gëzim Kosumi.


Përpos këtyre dy fitoreve, Drenica ka barazuar 1-1 me Teutën e Durrësit. /Telegrafi/

telegrafi sport app