Tigri i gëzohet largimit të trajnerit Hadzic (Video)

Klubi i Sigal Prishtinës njoftoi sot gjatë ditës përmes një komunikatë se nuk ia kanë vazhduar kontratën trajnerit boshnjak, Sabit Hadzic.
E, këtij vendimi si duket i është gëzuar shumë kryetari i Plisave, Albert Kastrati, apo siç njihet ndryshe edhe si “Tigri”. Ai në profilin e tij në Facebook ka ndarë një video ku shihet ai me disa tifozë së bashku duke i pritur lojtarët bardhekaltër me brohoritje, ndërsa kur ata zbresin prej autobusit së bashku me trajnerin e tyre, nuk i përshendesin Plisat fare, përveç kapitenit Edmond Azemi.
“Shumë mirë që e kanë larguar boshnjakun, duhet me i largu edhe shumë tjerë nga klubi për me bë mirë. Ne udhëtojmë nga 300 km edhe as dorën nuk na i ngrisin trajnerët dhe lojtarët, dalin nga autobusi e as kokën nuk e kthejnë, njerëz pa shpirt, që ju interesojnë vetëm paratë”, ka thënë Tigri. /Telegrafi/



















































