LAJMI I FUNDIT:

Tifozi i Interit që u bë viral në vitin 2010 kthehet sërish në finale me aparatin e tij – a do t’i sjellë fat sërish skuadrës së tij

Tifozi i Interit që u bë viral në vitin 2010 kthehet sërish në finale me aparatin e tij – a do t’i sjellë fat sërish skuadrës së tij

Manchester City dhe Inter do të luajnë sonte finalen e Ligës së Kampionëve në orën 21:00 në Stamboll.

Rreth 75,000 tifozë do të jenë në tribuna, gjë që do e bëjë këtë finale edhe më madhështore. Në stadiumin do të jenë me dhjetëra mijëra tifozë të Interit, por një tifoz do të jetë më i veçantë se të tjerët.


Bëhet fjalë për një tifoz të panjohur të Interit, i cili u bë i famshëm në mesin e tifozëve pas finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2010, në të cilën Interi mundi Bayernin dhe kompletoi tripletën nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Vetëm një njeri ka mbetur te Interi nga finalja e tyre e fundit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Vetëm një njeri ka mbetur te Interi nga finalja e tyre e fundit në Ligën e Kampionëve

Gjegjësisht, ai tifoz po i regjistronte me aparatin e tij të vjetër momentet kyçe të ndeshjes. Pas ndeshjes, djaloshi duke filmuar përfundimin e finales së madhe u bë shumë shpejt viral. Tani tifozi i Interit është kthyer.

Dje gazetarë të shumtë italianë raportuan nga Stambolli dhe në mesin e tifozëve ishte edhe djaloshi që 13 vjet më vonë shfaqet në një finale me skuadrën e tij të zemrës.

Ai kishte marr me vete edhe aparatin e tij të vjetër, ndoshta për t’i sjell fat Interit.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo finale, ku Man City shihet si favorit i madh përballe Interit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori