LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një njeri ka mbetur te Interi nga finalja e tyre e fundit në Ligën e Kampionëve

Vetëm një njeri ka mbetur te Interi nga finalja e tyre e fundit në Ligën e Kampionëve

Shumëçka ka ndryshuar që kur Interi ka luajtur për herë të fundit në një finale të Ligës së Kampionëve.

Në 13 vitet që pasuan, klubi italian ka përjetuar borde të ndryshme, vështirësi financiare, një rënie nga niveli i lartë dhe një rikthim në krye si kampion i Serie A-së në 2021.


Kur Jose Mourinho i udhëhoqi ata drejt lavdisë evropiane në atë natë të famshme në vitin 2010, duke vulosur një tripletë të paprecedentë, Interi ishte në krye të botës në Bernabeu. Megjithatë, largimi thuajse i menjëhershëm i portugezit drejt Real Madridit dhe pikërisht në atë stadium shënoi fillimin e një udhëtimi me slitë në Milano.

Inter - Man City: Futbollisti i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve në Stamboll, do jetë edhe sonte i përfshirë në listën e lojtarëve
Lexo po ashtu Inter - Man City: Futbollisti i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve në Stamboll, do jetë edhe sonte i përfshirë në listën e lojtarëve

Më shumë se një dekadë më vonë ata më në fund janë rikthyer në një finale të Ligës së Kampionëve, megjithëse këtë herë Interi synon të pengojë një tripletë në vend që të fitojë një të tillë, ndërsa përballet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Ndryshe nga viti 2010, kur skuadra e Mourinhos u shfaq në Madrid si favorit i qartë pasi mposhti Barcelonën e Guardiolës në gjysmëfinale, Interi tani ka shanse më të vogla ndaj kampionit anglez të cilët ëndërrojnë të fitojnë tripletën e parë në histori.

Javier Zanetti ishte kapiteni i Interit në vitin 2010, duke shijuar një verë indiane nën drejtimin e Mourinhos në moshën 36-vjeçare. Sot, ai i shërben ekipit të tij të dashur nga brenda sallës së bordit si zëvendëspresident.

Pep Guardiola synon sonte të shkruajë historinë - një e arritur që nuk është parë deri më tani në futboll
Lexo po ashtu Pep Guardiola synon sonte të shkruajë historinë - një e arritur që nuk është parë deri më tani në futboll

Mbrojtësi i djathtë legjendar kishte bërë tashmë afër 600 paraqitje kur Mourinho mbërriti në vitin 2008, ndërsa kishte fituar dy tituj të Serie A, dy Kupa të Italisë dhe Kupën UEFA.

Kjo ndryshoi në hapësirën e dy sezoneve nën drejtimin e Special One, i cili organizoi triumfin e parë evropian të klubit që nga viti 1965 në sezonin e tij të dytë, duke siguruar që Zanetti të vendosë qershinë në krye të karrierës së tij të historisë.

Dhe një ogur i mirë për Inzaghin dhe të tjerët është që Interi arriti të shkojë deri në fund dhe të ngrisë trofeun në Madrid atë sezon, pavarësisht se përfundoi si nënkampion në fazën e grupeve – ashtu siç bënë këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori