LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Unitedit nuk kursejnë kritikat ndaj De Geas për gabimet trashanike që bëri ndaj Brentfordit

Tifozët e Unitedit nuk kursejnë kritikat ndaj De Geas për gabimet trashanike që bëri ndaj Brentfordit

Tifozët e Manchester United kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj portierit David de Gea pas një goli të pranuar kundër Brentfordit.

Spanjolli lejoi që një gjuajtje nga Josh Dasilva t’i shpëtojë nga duart dhe të përfundonte në rrjetë, e që ishte goli i parë për skuadrën vendase, nga tre të tjerë për skuadrën e Thomas Frank.


Pas gafës, tifozët e United u futën në mediat sociale për të treguar nervozën e tyre për performancën e De Geas dhe gabimin që u bë katalizatori për shkatërrimin e Djajve të Kuq në pjesën e parë.

Refuzoi t'u kërkonte falje tifozëve për humbjen ndaj Brentfordit, Ronaldo shkëmben disa fjalë me ndihmës trajnerin e Unitedit
Lexo po ashtu Refuzoi t'u kërkonte falje tifozëve për humbjen ndaj Brentfordit, Ronaldo shkëmben disa fjalë me ndihmës trajnerin e Unitedit

Një fans tha: “De Gea duhet të dërgohet në shkretëtirën më të izoluar”, ndërsa një tjetër e quajti 31-vjeçarin “turp”.

Një tjetër tha: “United është një turp i vërtetë dhe De Gea është portieri më i keq në të gjithë ligën dhe ne e paguajmë atë mbi 300,000 euro në javë”.

De Gea i kërkoi Sky Sportit ta intervistonte në mënyrë që t’u kërkonte falje tifozëve të Unitedit
Lexo po ashtu De Gea i kërkoi Sky Sportit ta intervistonte në mënyrë që t’u kërkonte falje tifozëve të Unitedit

Një i tretë shtoi: “Të lutem Ten Hag, largoje De Gean. Ai është një turp. Nuk është më si në vitin 2017”.

Një fans postoi një imazh komik të një palë dorezash portieri me një vrimë gjigante në mes, duke aluduar për gabimin e tij të madh. /Telegrafi/

Manchester United fans take to social media in anger at David De Gea's gaffe against Brentford

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori