Thaçi uron karateistët

“Pas pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar si anëtare me të drejta të plota, vjen edhe një lajm tjetër i gëzueshëm për sportin tonë. Federata e Karatesë së Kosovës u pranua sot, zyrtarisht, në Federatën Botërore të Karatesë”.
“I përgëzoj të gjithë karateistët kosovarë për këtë të arritur të madhe dhe u uroj sukses edhe federatave të tjera sportive të Kosovës në rrugëtimin e tyre të sigurt drejt ndërkombëtarizimit. HTH”, ka shkruar Thaçi./KP/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































