LAJMI I FUNDIT:

Tenistja rrëfen tmerrin e largimit nga Ukraina, derisa është strehuar në Francë

Tenistja rrëfen tmerrin e largimit nga Ukraina, derisa është strehuar në Francë

Tenistja ukrainase Dayana Yastremska është larguar nga vendi i saj i lindjes pas pushtimit nga Rusia dhe tani është e sigurt në Francë.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë 21-vjeçarja në një postim në rrjetet sociale të shtunën. Yastremska, e cila ka fituar tre tituj të WTA dhe është renditur si numri i 21-të i botës, tha se u largua nga Odessa me motrën e saj më të vogël me ndihmën e prindërve të tyre.

“E lodhur, por unë dhe motra ime jemi të sigurta!”, shkroi ajo në një Instastory, ku tregohej mbërritja e tyre në Rumani, ndërsa vijonin rrugën për në Francë.

FIFA me sanksione të rënda për Rusinë: Pa himn, pa flamur, pa tifozë, ndeshjet në terren neutral
Lexo po ashtu FIFA me sanksione të rënda për Rusinë: Pa himn, pa flamur, pa tifozë, ndeshjet në terren neutral

“Faleminderit Francë! Ukrainë qëndro e fortë! Na mungon shtëpia jonë, mami dhe babi”.

Ndërsa forcat ukrainase luftojnë për të mbajtur kontrollin e Kievit, Odessa gjithashtu është shenjëstruar në jug me një numër anijesh jashtë qytetit port.

Pavarësisht se bota e Yastremska u shkatërrua në ditët kur trupat ruse hynë në Ukrainë, ajo ende planifikon të luajë me rumunen Ana Bogdan, kur Lyon Open të nisë të hënën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori